
Miratohet me shumicën e votave, të cilat erdhën nga këshilltarët bashkiak socialistë buxheti i bashkisë së Vlorës për vitin 2026. Buxheti mori në total 30 vota pro dhe 10 nuk votuan.
Pas votimit të buxhetit dhe miratimit të tij mbyllet mbledhja e këshillit bashkiak të Vlorës, mes kundërshtimeve nga këshilltarët e opozitës dhe duartrokitjeve të atyre socialist, shkruan A2 CNN.
U votua edhe zhvendosja e transportit interurban të Vlorës në hyrje të qyteti në aksin që lidh Transballkaniken me autostradën e Vlorës. Kryetarja e këshillit bashkiak të Vlorës Elpiniqi Mërkuri pas përfundimit të mbledhjes debaton me përfaqësuesit e transportit urban Mërkuri thotë se i pret në zyrë ditën e premte ku do të ketë edhe një takim me ta. (A2 Televizion)