Buxheti 2026 i Vlorës, shoferët e autobusëve në dyert e këshillit kundër zhvendosjes së terminalit

Nga Edi Ruçi
23 Dhjetor 2025, 10:46 | Aktualitet

Buxheti 2026 i Vlorës, shoferët e autobusëve në dyert e

Në sallën e mbledhjeve të Pallatit të Kulturës në Vlorë po diskutohet projekt-buxheti i vitit 2026. Ndërkohë në nisje të mbledhjes drejtuesit e autobusëve të linjave interurbane në Vlorë pas protestës së një dite më parë kanë ardhur sot dhe kërkojnë takim me kryetaren e këshillit bashkiak në Vlorë, Elpiniqi Mërkuri.

Kryetari i shoqatës së udhëtarëve të transportit urban ndër qytetas Shpëtik Vrioni thotë se janë sot në dyert e këshillit bashkiak për arsyen se ky këshill merr vendimin e ndryshimit të terminalit të autobusëve. Vrioni thotë se kërkojnë takim me kryetaren e këshillit që ky vendim mos të aprovohet. Zhvendosja e terminalit drejt hyrjes së qytetit sipas tij dëmton 50 familje Aty nuk i vijnë klientët teksa ky vendim i conë drejt falimentit

Përfaqësuesit e transportit urban në Vlorë në dyert e këshillit bashkiak janë takuar fillimisht me z.Atird Hoxha përfaqësues i opozitës në Vlorë. Duke parë që nuk po lejohen të takohen me përfaqësues të pushtetit lokal ata i kërkojnë z.Hoxha që shqetësimin e tyre ta shpalos në këshillin bashkiak për të patur një zgjidhje.

Gjërat më thelbësore që do të diskutohen në këtë buxhet janë investimet infrastrukturore. Rehabilitimi i disa blloqeve të banimit që janë parashikuar si pjesë e buxhetit. Menaxhimi i mbetjeve dhe investimet në përmirësimin e cilësisë së pastrimit që cilësohet si thembra e akilit për Vlorën. Gjithashtu ndryshme në strukturën e bashkisë së Vlorës ku do të ketë edhe punonjës të shtuar por gjithashtu për disa institucione edhe shtim të pagave. Do të ndryshojë edhe struktura e disa ndërmarrjeve të cilat nën motivin që do të përmirësojnë shërbimin do të bashkohen. Fond edhe për funksionimin dhe përmbushjen e kritereve për landfilldin e sherishtës. Po diskutohen të ardhurat e buxhetit teksa do të ketë edhe fonde për kapsulimin e fushës së mbetjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos