Era e fortë dhe reshjet e shiut lënë pa energji 776 familje në Korçë

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2025, 08:58 | Aktualitet

Era e fortë dhe reshjet e shiut lënë pa energji 776 familje

776 familje kanë mbetur pa energji elektrike në qarkun e Korçës si pasojë e erës dhe reshjeve të shiut. Nga të dhënat e strukturave të emergjencave deri në orën 8:30 të mëngjesit të sotëm situata në këtë qark paraqitet e qetë dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përkatëse.

Dy situatat e izoluara të shfaqura mbrëmjen e djeshme në bashkinë Kolonjë dhe në aksin Ersekë–Leskovik u zgjidhën menjëherë nga ekipet në terren.

Reshjet sollën prezencë inertesh dhe grumbullime ujërash në disa segmente rrugore, por ARRSH Rajoni Qendër-Lindje njofton se të gjitha akset janë të hapura dhe qarkullimi garantuar nga ndërhyrjet e kontraktorëve. Aksi i ri Qukës–Qafë Plloçë vijon të monitorohet rregullisht.

INFORMACION I PËRDITËSUAR MBI SITUATËN NË QARKUN KORÇË

Në territorin e qarkut Korçë situata paraqitet e qetë dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përkatëse. Nga të gjitha Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore nuk raportohen problematika madhore. Dy situatat e izoluara të shfaqura mbrëmjen e djeshme në bashkinë Kolonjë dhe në aksin Ersekë–Leskovik u zgjidhën menjëherë nga ekipet në terren.

Reshjet me intensitet deri mesatar kanë sjellë prezencë inertesh dhe grumbullime ujërash në disa segmente rrugore, por ARRSH Rajoni Qendër-Lindje njofton se të gjitha akset janë të hapura dhe qarkullimi garantuar nga ndërhyrjet e kontraktorëve. Aksi i ri Qukës–Qafë Plloçë vijon të monitorohet rregullisht.

Sipas OSHEE, për shkak të erës dhe reshjeve aktualisht janë pa energji 776 abonentë në këta fidera:

Fideri Vithkuq – N/St Rehovë: 289 abonentë

Fideri Potgozhan – N/St Gur i Kuq: 130 abonentë

Fideri 3 – N/St Ersekë: 100 abonentë

Fideri JO6 – N/St Leskovik: 257 abonentë

Të gjithë fiderat që furnizojnë konsumatorë të rëndësisë së veçantë janë funksionalë. Hidrovori i Pogradecit po punon normalisht.

Grupet operative të OSHEE dhe strukturave vendore janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike dhe garantimin e normalitetit në të gjitha zonat.

Do vijojmë me informime të mëtejshme nëse paraqitet nevoja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos