Era e fortë në Durrës nxjerr në breg rimorkiatorin

Nga Elitjona Doko
17 Prill 2025, 20:34 | Aktualitet

Për shkak të erës së fortë që ka përfshire gjirin e Durrësit, një rimorkiator ka devijuar drejtimin dhe ka dalë në breg të detit, në zonën e plazhit të madh.

A2 CNN mëson nga burime pranë Kapitanerisë së Portit të Durrësit, se rimorkiatori ka qenë duke kryer manovra për të hyrë në radë, por era e fortë dhe dallgëzimi ka bërë që të devijojë drejtimin.

Në mjetin lundrues në momentin e incidentit ndodheshin dy persona si ekuipazh, të cilët mësohet se nuk kanë pësuar dëmtime.

*Rimorkiatori është mjet lundrues që shërben për hyrjen e anijeve nga kanali hyrës në kalatë dhe anasjelltas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos