Erë e fortë në bregdetin e Vlorës, trageti qëndron në det të hapur, shtyhet ankorimi në port

Nga Edi Ruçi
18 Shkurt 2026, 09:41 | Aktualitet

Erë e fortë në bregdetin e Vlorës, trageti qëndron

Për shkak të kushteve hidro-meterologjike të rënduara, erës së fortë brenda gjirit të Vlorës që shkakton dallgë të shumta si brenda dhe jashtë gjirit trageti i linjës më Brindisin ka dalë në Radë.

Trageti mëngjesin e kësaj të mërkure po qëndron në det të hapur për të shmangur përplasjen me kalatat e portit, raporton A2CNN. 

Pritet ndërkohë një përmirësim i kushteve atmosferike në vijim në mënyrë që ky traget të nis fillimisht ankorimin në portin e Vlorës rreth mesditës dhe më pas të bëj itenerarin me Italinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos