Abuzimet me licencat dhe mosrespektimi i vendparkimeve, policia nis aksion me gjoba në Vlorë

Nga Edi Ruçi
22 Shkurt 2026, 12:17 | Aktualitet

Abuzimet me licencat dhe mosrespektimi i vendparkimeve, policia nis aksion me

Policia Rrugore e Vlorës, me në krye shefen e qarkullimit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, ka zhvilluar një aksion të befasishëm në hyrje të qytetit, por edhe në brendësi të Vlorës.

Në fokus të kontrolleve kanë qenë automjetet që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, abuzimet me licencat, si dhe mosrespektimi i vendeve të parkimit dhe rregullave të qarkullimit.

Gjatë kontrolleve të deritanishme janë vendosur mbi 10 masa ndëshkuese ndaj drejtuesve të mjeteve që kanë konstatuar shkelje, ndërsa janë tërhequr edhe disa licenca për shkelje të rënda. Autoritetet bëjnë apel për respektimin e rregullave të qarkullimit, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore në qytet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos