Evakuohen 5 familje në zonën e Pogradecit për shkak të shkarjeve të dheut dhe përmbytjeve

Nga Artin Halili
10 Janar 2026, 16:26 | Aktualitet

Evakuohen 5 familje në zonën e Pogradecit për shkak të

Si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike dhe fenomeneve natyrore, aktualisht rezultojnë të evakuuara 5 familje në territorin e Bashkisë Pogradec.

Një familje është evakuuar në fshatin Çeravë si pasojë e shkarjes së dheut, tre familje në fshatin Dardhas për të njëjtin shkak, si dhe një familje në fshatin Verdovë për shkak të gryerjes së tokës nga vërshimi i ujit të lumit Verdovë, shkruan A2.

Të gjitha familjet e evakuuara janë sistemuar përkohësisht në banesa nga strukturat përgjegjëse, ndërsa Bashkia Pogradec do t’i trajtojë ato me bonus qeraje, deri në normalizimin e situatës.

Strukturat vendore vijojnë monitorimin nga afër të situatës dhe janë në gatishmëri për çdo emergjencë të mundshme (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos