Përroi del nga shtrati në Kordhocë të Gjirokastrës, izolohen 25 familje

Nga Rigels Malile
10 Janar 2026, 12:32 | Aktualitet

Përroi del nga shtrati në Kordhocë të Gjirokastrës,

25 familje në Kordhocë të Gjirokastrës janë izoluar, pas daljes nga shtrati të përroit të Bezos, i cili  ka shkatërruar rrugën dhe ka bllokuar familjet. Kordhoca është lagjja më e madhe e fshatit Lazarat.

A2 CNN raporton se në rrezik mbetet edhe kabina elektrike që furnizon zonën.

Edhe pse banorët kanë kërkuar ndihmën e administratorit askush nuk ka shkuar për të parë situatën në vend.

Ujërat e përroit kanë shkatërruar dy prita dhe kanë vërshuar në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos