Pas përmbytjeve në Durrës, bashkia nis ndërhyrjen për zgjerimin e kanalit të ujërave të larta

Nga Elitjona Doko
10 Janar 2026, 12:28 | Aktualitet

Pas përmbytjeve në Durrës, bashkia nis ndërhyrjen për

Pas përmbytjeve që vijojnë prej ditësh në Durrës, bashkia ka nisur ndërhyrjen për zgjerimin e kanalit të ujërave të larta. Ndërhyrja po bëhet tek zona e Urës së Dajlanit, ku edhe janë prishur lavazhe dhe objekte të tjera që pengonin zgjerimin e kanalit.

"Vijojmë pa ndërprerje punën në terren në kuadër të masave për normalizimin e situatës. Në zonën e Urës së Dajlanit po kryhen ndërhyrje për zgjerimin e kanalit të ujërave të larta, i cili shërben për grumbullimin dhe shkarkimin e ujërave që vijnë nga zona e Shkozetit dhe Plazhit me qëllim rritjen e kapaciteteve kulluese. Në funksion të këtij procesi, janë kryer edhe prishje të lavazheve dhe objekteve të tjera që pengonin zgjerimin e këtij kanali.

Paralelisht, po punohet edhe për pastrimin e kanalit nga mbetjet dhe materialet inerte, të grumbulluara si pasojë e prurjeve të mëdha të ujërave të shkaktuara nga reshjet e ditëve të fundit", shkruan kryebashkiakja Emiriana Sako në rrjete sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos