Përmbytje të mëdha në vend, uji largohet nga banesat, banorët përballen me pasojat

Nga Igli Çelmeta
10 Janar 2026, 13:03 | Aktualitet

Situata nga përmbytjet në disa zona të vendit paraqitet disi më e stabilizuar, por pasojat mbeten të rënda për banorët. Lumi Vjosë është rikthyer gradualisht në shtratin e tij, ndërsa në disa fshatra uji është tërhequr nga banesat, duke lënë pas dëme të mëdha në toka bujqësore dhe infrastrukturë. Ndërkohë, rrëshqitjet e dheut kanë izoluar fshatra të tëra, duke rritur shqetësimin për ndërhyrje emergjente nga autoritetet.

Situata nga përmbytjet në disa zona të vendit paraqitet disi më e stabilizuar, por problematikat vijojnë të jenë të shumta. Lumi Vjosë është rikthyer gradualisht në nivele normale, pas rritjes së prurjeve që përmbytën disa zona në qarkun e Fierit.

Përmbytje të mëdha në vend, uji largohet nga banesat,

Në fshatin Bishan, uji është tërhequr nga banesat, megjithatë në oborre dhe toka bujqësore ende ka prezencë uji. Problem mbetet nënkalimi i Bishanit, ku ka ende grumbullim uji, por qarkullimi i automjeteve nuk është ndërprerë.

Banorët thonë se situata është përmirësuar krahasuar me ditët e mëparshme, por presin procesin e evidentimit të dëmeve, kryesisht në tokat bujqësore, të cilat kanë qëndruar për ditë të tëra nën ujë, duke rrezikuar prodhimin dhe të ardhurat e familjeve.

Përmbytje të mëdha në vend, uji largohet nga banesat,

Ndërkohë, situatë alarmante paraqitet në fshatin Bashaj të Bashkisë Selenicë, ku rrëshqitjet e dheut nga masivi i malit kanë izoluar totalisht banorët. Rruga që lidh fshatin me zonat e tjera është bllokuar plotësisht, duke e bërë të pamundur lëvizjen dhe furnizimin me ushqime, shërbime shëndetësore apo ndihmë emergjente. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për pastrimin e rrugës dhe stabilizimin e masivit të dheut, pasi rreziku vijon të jetë i pranishëm.

Përmbytje të mëdha në vend, uji largohet nga banesat,

Në fshatin Ferras, dhjetëra banorë e nisën mëngjesin duke pastruar banesat nga uji dhe llumi, pas daljes nga shtrati të lumit Vjosë dy ditë më parë. Shtëpitë dhe oborret kanë qëndruar për më shumë se 48 orë nën ujë, ndërsa banorët ankohen për mungesë ndihme.

“Prej vitesh e kam ndërtuar shtëpinë dhe kjo është hera e tretë që përmbytem. Vitin e kaluar mora vetëm 300 mijë lekë ndihmë, ndërsa këtë vit po flitet se do të përfitojnë edhe ata që nuk janë prekur nga përmbytjet”, thotw një nga banorët e Ferrasit.

Përmbytje të mëdha në vend, uji largohet nga banesat,

Banorët e Ferrasit kërkojnë ndërhyrje emergjente, ndihma ushqimore dhe veshmbathje, si edhe investime në infrastrukturë dhe sistemimin e argjinaturave, pasi përmbytjet përsëriten sa herë ka reshje të dendura shiu.

Probleme nga reshjet janë shënuar edhe në qarkun e Kukësit, ku rrëshqitjet e dherave dhe rënia e gurëve kanë vështirësuar qarkullimin në disa akse rrugore. Në Tropojë, në segmentin Dushaj–Lekbibaj, pati rrëshqitje masivesh shkëmbore, por aksi mbetet i kalueshëm. Autoritetet bëjnë apel për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, sidomos në zonat malore me reshje dëbore.

Ndërkohë, uji është tërhequr edhe nga banesat e prekura nga përmbytjet si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Erzen, ndërsa autoritetet vendore pritet të vijojnë monitorimin dhe verifikimin e dëmeve në terren. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos