“Falenderues për jetën e dytë”, rrëfimi i avokatit

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2026, 09:20 | Aktualitet

Avokati Saimir Vishaj tregoi për “Dita Jonë” në A2CNN se si e kaloi situatën e vështirë shëndetësore ku e pa veten disa kohë më parë.

“Unë kisha besim te Zoti që kur rashë në gjendje kome. Besimi në Zot nuk u ndërpre asnjëherë dhe arrita me ndihmën e Zotit të rikthehem në punë, të më rikthehen të gjitha fuqitë dhe sot jam i lumtur”, tha avokati.

“Shpresa nuk duhet humbur te Zoti. Zoti është i plotfuqishëm. Është ai që mendon, është ai që të jep forcë, është ai që të jep shpresë. Prandaj dhe ky muaj, që është muaji i madhërishëm, besoj që shumë njerëz duhet të besojnë dhe do ia dalin në të mirat dhe të këqijat që ata kanë”, shtoi avokati.

Më tej, avokati Visha i bëri thirrje qeverisë “që ta shfrytëzojë këtë muaj për ta nxjerrë amnistinë, do të jetë një gëzim i madh për popullin shqiptar, për familjet e të vuajturve dhe për vetë ata që janë duke vuajtur dënimin”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos