
Teksa vendi pritet të pësojë një tjetër reformë administrativo-territoriale, në Has ka nisur rezistenca për mosprekjen e bashkisë.
Edhe pse zyrtarisht tryezat e Komisionit të Posaçëm nuk ka marrë vendime finale, qytetarët, diaspora dhe intelektualët hasjanë janë bashkuar në një zë, duke e konsideruar Hasin, një histori dhe identitet që nuk mund të tjetërsohet.
Për tej ndasive politike, edhe tre deputetët e qarkut të Kukësit, Eduard Shalsi, Flamur Hoxha dhe Jusuf Çela deklaruan prerazi se nuk do të lejojnë që Hasi të humbasë statusin e tij. Sipas tyre, goditja administrative ndaj Hasit do të ishte një goditje e drejtpërdrejtë ndaj trashëgimisë së trevës.
Qeveria synon që brenda korrikut të vitit 2026 të ketë gati hartën e re, me synim rritjen e efikasitetit përpara zgjedhjeve lokale të 2027-ës. (A2 Televizion)