Çfarë çaloi në Gjirokastër? Hotelierët të pakënaqur me sezonin veror

Nga A2 CNN
16 Shtator 2025, 15:28 | Aktualitet

Mesi i muajit shtator është një periudhë kur vendet turistike për shkak të historisë dhe kulturës jo bregdetare kuptojnë se si ka qenë sezoni i tyre veror. Dhe për kryetarin e shoqatës së hotelerisë në Gjirokastër ky sezon duket se nuk ka qenë në pritshmëritë e tyre.

Kryehotelieri i Gjirokastrës rendit edhe disa nga faktorët që sipas tij kanë ndikuar në këtë sezon jo te suksesshëm.

Marrja e shembullit të vendeve fqinje që kanë eksperiencë dhe natyrisht prurje më të mëdha turistike, shikohet si një nga detyrat jo vetëm të pushtetit lokal sa i takon infrastrukturës por edhe administratorëve të subjekteve që ofrojnë shërbime të ndryshme për turistët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos