All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Festa e Pashkës sjell fluks në Kapshticë, mbi 10.000 emigrantë hynë nga Greqia në 48 orë

Nga Artin Halili
17 Prill 2025, 22:39 | Aktualitet
Festa e Pashkës sjell fluks në Kapshticë, mbi 10.000
All - Paragraf - 1

Gjatë 48 orëve të fundit nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë mbi 10.000 emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë në shtetin grek.

Shumica prej tyre kanë përfituar nga ditët pushim për të festuar Festën e Pashkës pranë familjarëve të tyre në Shqipëri.

All - Paragraf - 3

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës po punohet me 6 sportele, ku paraqitet fluks i lartë por pa shkaktuar radhë të gjata.

Policia kufitare shqiptare ka komunikuar me homologët grek për rastet kur fluksi paraqitet më i lartë, për të vijuar kalimin me procedurë të përshpejtuar për emigrantët që janë të pajisur me dokumente greke. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos