Nga Beogradi në Milano e Treviso, bashkë me Vjenën, Budapestin e veçanërisht Stambollin e Dubain e largët... shqiptarët po shfrytëzojnë festat e nëntorit dhe fundjavën për të udhëtuar jashtë vendit.
Vetëm të premten nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” u ngritën për të fluturuar drejt këtyre destinacioneve plotë 82 avionë, shifër kjo e pazakontë për fundin e nëntorit..
“Çmimet u rritën shkuan deri në 400 euro për person në destinacione siç janë Praga, Parisi etj. Kryesisht kryeson Turqia për festat e nëntorit, ndërsa ata që kanë ngelur në Shqipëri përqendrohen në Tiranë se ka aktivitete. Europa kryeson, Italia pra kryeqytetet e tyre dhe metropolet e mëdha”, u shpreh për A2 CNN Fjorinda Zani, operatore turistike.
“Të rinjtë preferojnë kryesisht të ikin individualisht, kurse të rriturit dhe të moshuarit me grupe ose ture”, thotë për A2 CNN Besnik Vathi, kryetar i Shoqatës së Tur-Operatorëve.
Veç fluturime, këtë mes-marsi më shumë dalje nga Shqipëria ka pasur edhe të qytetarëve që kanë udhëtuar në rrugë tokësore.
“Ka pasur shumë udhëtime me autobusë jo vetëm në vendet e Rajonit, por edhe në Evropë. Kemi udhëtime me autobus deri në Austri Apo Spanjë. Ka një rritje të ndjeshme të kërkesës”, deklaroi për A2 CNN Vathi.
Ka edhe nga ata që veç Vlorës, kanë zgjedhur Korçën apo Gjirokastrën për të kaluar këto ditë pushimesh e festash.
“Paketat për festat e nëntorit për Brenda Shqipërisë janë me çmime normale, 50-60 euro për 2 ditë duke përfshirë akomodimin hotelin dhe mëngjesin. Brenda Shqipërisë ata që kanë ngelur pa rezervuar jashtë, këtu përfshihen dhe ata nga zakonisht institucionet, shkollat të cilët duan të vizitojnë një vend të ri ikin jashtë ndërsa pjesa tjetër në Shqipëri”, konfirmon për A2 CNN Fjorinda Zani, operatore turistike.
Për vendet e Rajonit, çmimet e paketave nisin nga 55 e deri në 120 euro për udhëtimet me autobus. Mesatarisht 400 euro kushtojnë paketat për disa prej detinacioneve kryesore në Evropë, ndërsa në Dubai një paketë mund të gjendet edhe për 600 euro për person.
(A2 Televizion)