Sipas traditës së Fan Nolit, meshë për bekimin e flamurit në Mitropolinë e Korçës

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
28 Nëntor 2025, 15:11 | Aktualitet

Sipas traditës së Fan Nolit, meshë për bekimin e flamurit

Si shumë festa të tjera edhe kjo e shpalljes së pavarësisë është festuar dhe kremtuar ndryshe në qytetin e Korçës. Përveç ceremonisë zyrtare, Mitropolia e Korçës ka mbajtur një meshë për bekimin e flamurit kombëtar sipas traditës së Fan Nolit.  

113 vjetori i shpalljes së pavarësisë është përkujtuar edhe në qytetin e Korçës, ku zyrtarët lokalë, përfaqësues, përfaqësuesit e besimeve fetare, përfaqësues të degëve të partive politike dhe shoqatave të ndryshme, kanë vendosur kurora me lule pranë bustit të luftëtarit kombëtar.

Ashtu si shumë festa të tjera edhe kjo e pavarësisë në Korçës është festuar disi ndryshe.

Mitropolia e qytetit ka mbajtur dhoksologjinë e bekimit të flamurit të kremtuar sipas traditës së Fan Nolit.

Ceremoni përkujtimore në ditën e shpalljes së pavarësisë së vendit ka patur edhe në bashkitë e tjera të qarkut të Korçës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos