“Tentativë grabitje gjatë orëve të natës”, ARRSH: Riparohet pas dëmtimeve Ura e Milotit

Nga A2 CNN
9 Prill 2026, 18:40 | Aktualitet

“Tentativë grabitje gjatë orëve të natës”,

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se fugat metalike të Urës së Milotit janë dëmtuar si pasojë e një tentative grabitjeje gjatë orëve të natës. ARRSH thotë se dëmtimi është riparuar nga grupet e mirëmbajtjes dhe qarkullimi në Urën e Milotit vijon normalisht.

Autoriteti Rrugor Shqiptar është njoftuar mëngjesin e sotëm nga kompania kontraktore e mirëmabjtjes, lidhur me një dëmtim të qëllimshëm në Urën e Milotit dhe ka dërguar menjëherë inxhinierët e tij në terren për verifikimin e situatës. Nga verifikimet rezulton se fugat metalike të urës janë dëmtuar si pasojë e një tentative grabitjeje gjatë orëve të natës", thotë ARRSH përmes një postimi në rrjetet sociale. 

"Ky akt është referuar menjëherë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, pasi përbën jo vetëm dëmtim të pronës publike, por edhe rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë e mjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor. Aktualisht, dëmtimi është riparuar nga grupet e mirëmbajtjes dhe qarkullimi në Urën e Milotit vijon normalisht”, vijon njoftimi.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos