Fshati që lakmohet, Voskopoja tashmë po tërheq edhe investitorë

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
1 Prill 2025, 16:32 | Aktualitet

Dikur një fshat si gjithë të tjerët, ku mezi arrije, sot Voskopoja është ndër fshatrat turistikë më të kërkuar jo vetëm nga vizitorët vendas apo turistët e huaj, por edhe nga investitorë të ndryshëm, disa prej të cilëve kanë lënë emigrimin për të investuar në vendlindje.

Voskopoja mund të jetë një ndër shembujt më të mirë se si historia dhe kultura e një zonë e ndërthurur me investime në infrastrukturë, mund ta shndërrojë zonën nga një fshat i zakonshëm rural, në një vend të preferuar.

 Jo vetëm për vizitorët vendas apo turistët e huaj, por sot Voskopoja është tërheqëse edhe për investitorë të ndryshëm midis të cilëve edhe ish-banorë të Voskopojës të cilët dikur ikën për një jetë më të mirë në emigrim. Dhe sot janë rikthyer sërish për një jetë më të mirë pranë vendlindjes.

Një tjetër banor i zonës është rikthyer nga Shtetet e Bashkuara për të investuar dhe jetuar në Voskopojë.

Aktualisht Voskopoja numëron mbi 800 vende akomodimi, duke e kthyer në një prej fshatrave turistikë më të kërkuar jo vetëm nga vizitorët por edhe nga investitorët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos