Gazetaria në zi, ndërron jetë Saimir Demi, ishte vetëm 57 vjeç

Nga A2 CNN
23 Mars 2025, 17:48 | Aktualitet

Gazetaria sportive, por jo vetëm, janë në zi. Mëngjesin e kësaj të diele u nda nga jeta një prej emrave më të rëndësishëm të botës së medias, Saimir Demi.

Pas muajve luftë me sëmundjen e rëndë, njeriu që cilësohej si një prej penave të arta të gazetarisë, humbi betejën më të rëndësishme.

Lajmin e trishtë e dha familja e tij. Saimir Demi ishte vetëm 57 vjeç, teksa në kontributin mbi 30-vjeçar në media kishte spikatur për profesionalizmin, pasionin dhe stilin unik të opinioneve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos