Fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës u përfshi gjatë mbrëmjes së djeshme nga +zjarri, cili rifilloi sërish në të gdhirë të mëngjesit të sotëm për shkak të favorizimit nga era.
Kryebashkiaku Ermal Dredha në një prononcim për mediat ka bërë të ditur se zjarri nuk rrezikon banesat, ndërsa pohon që të gjitha strukturat janë në gatishmëri për të fikur zjarrin.
“Zjarri ka filluar rreth orës 9:00 që mbrëmë dhe rreth orës 11:00 është vënë nën kontroll, por për shkak të kushteve atmosferike dhe erës ka filluar përsëri rreth orës 4:00 të mëngjesit. Nuk ka shumë prezencë zjarri, poë ka shumë tym për shkak të erës. Nuk ka rrezik për banesat”.
Dredha garanton se brenda javës së ardhshme pritet të nisë grumbullimi i mbeturinave në Sherishtë. Sipas tij fusha e mbeturinave dhe ajo në Orikum do të kapsulohen deri në nisje të sezonit veror.
“Mbetjet fillimisht do të mbulohen me dhe më pas do të vijojë projekti, do të bëhet kapsulimi. Kjo është faza e dytë. Shpresoj që brenda kësaj jave, të vijojmë me hedhjen e mbetjeve në landfilldin e Sherishtes. Do të merren masa edhe këtu edhe në Orikum. Sezoni që do të vijë nuk do të na gjejë më as në Orikum dhe as fushëmbetjen ekzistuese ku jemi tani nuk do të jenë të përdorshme, por do t’i mbulojmë me dhe”.
(A2 Televizion)