Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni do të thërrasë një takim me liderët e vendeve europiane për çështjen e emigracionit dhe përshtatjes së legjislacionit sipas modelit të marrëveshjes që Italia ka miratuar me Shqipërinë. Duke folur nga qyteti i Lapland në Finlandë, kryeministrja e djathtë italiane ka thënë për mediat se, Gjykata e Kasacionit në Itali ka vendosur në favor të vendimit të qeverisë italian, duke i hapur rrugë kështu dërgimit në Shqipëri të emigrantëve nga Afrika dhe Lindja e Mesme të cilëve iu refuzohet azili.
“Kam thirrur nesër një takim për temën e Shqipërisë për të kuptuar se si do të veprohet. Më duket se Gjykata e Kasacionit vendosi në favor të qeverisë, është e drejta e qeverive të përcaktojnë se cilat vende janë të sigurta, ndërsa gjyqtarët mund të hyjnë në çështje individuale, jo t'i shpërndajnë ato tërësisht”, u përgjigj kryeministrja italiane.
Takimi në Finalndë, mes liderëve të Suedisë, Danimakrës dhe Greqisë, bëri bashkë Gergoa Melonin dhe Kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. E pranishem në takim është edhe shefja e politikës së jashtme të BE, Kaja Kallas.
Italia vuri theksin në dimensionin e jashtëm të fenomenit të migracionit si dhe njoftoi partneritetin që do të nisë me vendet e Afrikës së Veriut. Meloni ritheksoi nevojën për të zgjidhur çështjen e vendeve të sigurta, e cila nuk ka të bëjë vetëm me Italinë. Një direktivë e BE-së për riatdhesimet pritet në muajt e parë të vitit 2025, me Komisionin Evropian që pritet gjithashtu të hartojë listën e vendeve të sigurta.
“Ne duhet të mbrojmë kufijtë tanë. Ne duam të mbrojmë kufijtë e jashtëm dhe nuk duam të lejojmë Rusinë apo organizatat kriminale të minojnë sigurinë tonë. Fakti që këto kombe janë këtu së bashku duke folur se si të adresohen çështjet kryesore tregon se ne e kuptojmë se bota ka ndryshuar dhe tani ne mund të adresojmë sfidat para nesh. Kjo nismë është shumë e vlefshme dhe duhet ta përsërisim edhe në të ardhmen. Ka disa sfida për BE-në, por dy në veçanti: siguria dhe mbrojtja e qytetarëve”, deklaroi Meloni.
Përveçse në vendin tonë, A2 CNN shkruan se çështja e dërgimit të azilkërkuesve italianë në Shqipëri është bërë pjesë e debatit të brendshëm italian, mes qeverisë dhe drejtësisë, por edhe të qeverisë dhe opozitës.
Autoritetet italiane kanë nisur dy herë anijen me emigrantë në Shëngjin dhe pas mbërritjes ato janë kthyer sërish në portin italian për shkak të vendimit të gjykatës.
(A2 Televizion)