Gjykata e Posaçme cakton seancën e parë për Erion Veliajn

Nga Armand Bajrami
3 Mars 2026, 11:05 | Aktualitet

Gjykata e Posaçme cakton seancën e parë për Erion Veliajn

Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 9 mars, ora 09:30, për seancën e parë të procesit gjyqësor ndaj kryebashkiakut Erion Erion Veliaj dhe 29 të bashkëpandehurve.

Mësohet se kryesuese do jetë gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa dy relatorët do të jenë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj.

Kujtojmë që Gjykata e Posaçme vendosi më 9 shkurt të kalojë për gjykim dosjen ndaj Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si dhe 28 personave të tjerë të akuzuar në dosje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos