Gonzato: Krimi i organizuar kërcënon ekonominë dhe besimin tek institucionet në Shqipëri

Nga A2 CNN
4 Mars 2026, 18:10 | Aktualitet

Gonzato: Krimi i organizuar kërcënon ekonominë dhe besimin tek

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka theksuar se krimi i organizuar minon integritetin ekonomik, administratën publike dhe besimin e qytetarëve te institucionet.

Në një tryezë të rrumbullakët ku morën pjesë përfaqësues të partive politike, studiues, komuniteti diplomatik dhe shoqëria civile, u diskutuan masat parandaluese kundër krimit të organizuar.

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, nënvizoi rëndësinë e bllokimit të aksesit të krimit në ekonominë e ligjshme, përmes mjetesh si heqja e licencave, kontrolli i pjesëmarrjes në tenderë publikë dhe sanksionet bashkiake.

Sipas tij, këto masa janë thelbësore për të parandaluar infiltrimin e krimit në bizneset e ligjshme dhe për integrimin e suksesshëm të Shqipërisë në BE.

Bllokimi i aksesit të krimit në ekonominë e ligjshme forcon përpjekjet tradicionale për të luftuar krimin e organizuar.

Duke përdorur mjete si heqja e licencave, verifikimi i pjesëmarrjes në tenderë publikë dhe sanksionet bashkiake, autoritetet krijojnë barriera që i pengojnë kriminelët të depërtojnë në bizneset e ligjshme.

Kjo qasje efektive kundër krimit të organizuar është thelbësore për integrimin e suksesshëm të Shqipërisë në BE,” tha Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, gjatë fjalës së tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos