
Fenomeni i zbaticës është vërejtur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë. Tërheqja e ujit të detit me mbi 10 metra nga vija e zakonshme e bregut ka bërë që shumë prej varkave të peshkimit të mbeten në cekëtinë, raporton A2CNN.
Ky fenomen natyror i zbaticës ndodh periodikisht dhe lidhet me lëvizjet e ujërave detare, të ndikuara nga faktorë të ndryshëm natyrorë.
Megjithatë, për peshkatarët lokalë, tërheqja e detit krijon vështirësi të përkohshme në daljen për peshkim, pasi duhet të presin derisa uji të rikthehet sërish në nivelin e zakonshëm. (A2 Televizion)