Hapja e 3 qendrave për migrantë në Bashkinë Pustec, Aleanca e Maqedonasve për Integrim në BE padit qeverinë shqiptare

Nga A2 CNN
28 Janar 2026, 16:17 | Aktualitet

Hapja e 3 qendrave për migrantë në Bashkinë Pustec, Aleanca

Sot, partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) ka paraqitur padi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë kundër vendimit të Qeverisë, për hapjen e tre qendrave për migrantë në territorin e Bashkisë Pustec, bashki e banuar nga minoriteti kombëtar maqedonas.

Nëpërmjet kësaj padie kërkohet përjashtimi i Bashkisë Pustec nga plani shtetëror për hapjen e qendrave për migrantë, pasi vendimi është marrë pa konsultim me pushtetin vendor, pa transparencë dhe pa përfshirjen e komunitetit lokal, në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet në fuqi dhe standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare.

AMIE vlerëson se ky vendim cenon interesat, sigurinë dhe stabilitetin demografik të komunitetit maqedonas në Bashkinë Pustec dhe përbën një precedent të rrezikshëm të trajtimit të zonave minoritare pa respekt institucional, shkruan A2 CNN.

Aleanca e Maqedonase për Integrimin Europian do të vazhdojë betejën ligjore dhe institucionale, deri në mbrojtjen e plotë të të drejtave dhe dinjitetit të komunitetit maqedonas në Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos