Ndërsa të gjithë përpiqen që të hapin agroturizëm me restorante dhe njësi të ndryshme shërbimi, një i ri nga Elbasani ka zgjedhur një mënyrë krejt të veçantë.
Ai nga ngritur një fermë me kuaj, të cilët i mbarështon, i trajnon dhe natyrisht kujdeset deri në detaj për to.
Egli Santo nuk është një djalë i lindur dhe i rritur në fshat, por përkundrazi fëmijërinë e ka kaluar në lagjen qendrore të Elbasanit, lagjen Kala.
I riu tregon se kur dhe si lindi pasioni dhe dashuria e tij për kuajt
Egli vendosi të ndjekë pasionin dhe tregon ehe vështirësitë që ka për të mbajtur në formë këtë kafshë inteligjente
Pasioni i këtij të riu tërhoqi shpejt vëmendjen e njerëzve dhe së fundmi edhe të turistëve të huaj duke e kthyer si pa dashje në një destinacion në periferinë e Elbasanit.
Ndoshta Egli me punën e tij dhe suksesin është një shembull I thjeshtë se si pasioni mund të kthehet në një mundësi për të dhe familjen e tij. (A2 Televizion)