Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 3.6 vite burg për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla. Por nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i ulet në 2.4 vite burg, si edhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.
Për ish-nënkryetaren e Bashkisë, Enkeleda Lleshi, kërkohet 3 vite burg me gjykim të shkurtuar 2 vite, dhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.
Për Rubin Kolën, 2 vite burg me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj dhe 5 vite mos të ushtrojë asnjë funksion publik.
Lefter Alla akuzohet për "shkelje të barazisë në tendera" dhe "shpërdorim detyre". Ai është marrë nën hetim së bashku me 10 zyrtarë të tjerë.
Sipas SPAK, vlera e tenderit të Ujësjellësit për të cilën akuzohet Alla kap shumën e 322.439.000 lekë të reja, me afat kohor 10-mujor.
Ish-kryebashkiaku, i cili u arrestua me urdhër të SPAK, pretendon se akuza e shkeljes së barazisë në tendera e ngritur nga SPAK është e pabazuar dhe në shkelje të ligjit.
TË ARRESTUARIT:
Lefter Alla, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Enkelejda Lleshi, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Robin Kola, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
Erion Isaku, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
Leonard Daci, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2e 25 i Kodit Penal.
Arsen Gjoka, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve ne tenderë apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
Kujtim Zogu, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
Denis Xholi, si person i dyshuar për kryerjen e veprës “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
Rasim Daci, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/2,3 i Kodit Penal.
Dalo Gazidedja, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 186/2,3 të Kodit Penal.
Aqif Konesha, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/2,3 i Kodit Penal.
“ARREST NË SHTËPI” PËR SHTETASIT:
Kastriot Ibrahimaj, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i formularëve”, parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.
Ana Nishku, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 186/2,3 të Kodit Penal. (A2 Televizion)