Një 56-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi ka ndërtuar pa leje në vijën bregdetare në Dhërmi.
Mësohet se është arrestuar shtetasi K. S., 56 vjeç, banues në Dhërmi, Himarë. Nga kontrollet u konstatua se 56-vjeçari kishte nisur të ndërtonte një objekt, në tokë publike, në zonë turistike, pa lejen e organeve kompetente.
Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
“Himarë/Ndërtoi pa leje në tokë publike, në vijën bregdetare në Dhërmi, vihet në pranga 56-vjeçari. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, bazuar në informacionet e marra se një shtetas po kryente punime ndërtimi, pa leje, në vijën bregdetare, në fshatin Dhërmi, kanë ushtruar kontroll në zonë. Nga kontrollet u konstatua se shtetasi K. S. kishte nisur të ndërtonte një objekt, në tokë publike, në zonë turistike, pa lejen e organeve kompetente. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dhërmi u arrestua në flagrancë shtetasi K. S., 56 vjeç, banues në Dhërmi, Himarë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm””, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)