ARRSH apel shoferëve: Ja zonat ku duhet të përdorni goma dimërore!

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2023, 10:35 | Aktualitet

ARRSH apel shoferëve: Ja zonat ku duhet të përdorni goma

Temperaturat e ulëta kanë përfshirë të gjithë vendin. Gjatë natës ka pasur reshje bore në akset Kukës-Shishtavec, Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Korçë-Dardhë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën apel drejtuesve të automjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë në segmentet që janë me prezencë dëbore.

“Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar në akset Kukës-Shishtavec, Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Korçë-Dardhë. Mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale. Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme që janë me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.”, thuhet në njoftimin e ARRSH. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos