Ashtu siç ishte planifikuar, IKMT ka kryer shembjen me shpërthim të kontrolluar të një objekti trekatësh, i ndodhur pranë aksit rrugor Vlorë–Orikum.
Për prishjen e këtij objekti u hapën 410 furnela, u shtrinë 1 100 metra linearë fitil detonant dhe u vendosën 32 kilogramë lëndë plasëse, shkruan A2.
Shpërthimi ndodhi në orët e para të mëngjesit të së hënës.
"IKMT kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe bizneseve që operojnë në atë zonë, si dhe i’u sigurojmë se në bashkëpunim me strukturat ligjzbatuese do të vijohet me ndërhyrjet me të gjithë forcën e ligjit ndaj çdo ndërtimi pa leje, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë", lexohet në njoftimin e IKMT.
(A2 Televizion)