Jahti i miliarderit gjerman Reinhold Würth akostohet në Portin e Durrësit

Nga Elitjona Doko
12 Qershor 2025, 21:27 | Aktualitet

Një nga jahtet më luksoze në botë, në pronësi të miliarderit gjerman Reinhold Würth, është akostuar këtë pasdite në Portin e Durrësit.

Superjahti “Vibrant Curiosity”, me një gjatësi prej 85 metrash, flamur të Maltës dhe i ndërtuar nga kompania elitare holandeze Oceanco, ndodhet në Durrës për një ndalesë teknike, ku do të kryejë furnizim me naftë, shkruan A2.

Reinhold Würth është një nga sipërmarrësit më të fuqishëm në Evropë, themelues i koncernit global Würth Group, që operon në fushën e materialeve industriale dhe ndërtimit.

Jahti i tij privat përfaqëson një simbol të luksit dhe teknologjisë në lundrim: përfshin helipad, pishinë panoramike, jacuzzi dhe suita ultra moderne për deri në 18 të ftuar, të shërbyer nga një ekuipazh prej 22 personash.Pas ndalesës në Durrës, jahti do të vazhdojë udhëtimin drejt Dubrovnikut, në Kroaci. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos