Mbetjet e rrezikshme, protestë e banorëve të Durrësit

Nga Elitjona Doko
17 Nëntor 2024, 11:59 | Aktualitet

Banorët e Durrësit kanë mbajtur një tjetër protestë kundër depozitimit të mbetjeve të rrezikshme që u kthyen pak ditë më parë nga Tajlanda dhe u depozituan në një zonë shumë pranë qytetit.

Banorët janë afruar pranë vendit ku ndodhen kontejnerët dhe kërkojnë largimin e tyre pasi pretendojnë se janë kërcënim për shëndetin e tyre dhe kafshëve që ushqehen afër zonës.

Ata kanë deklaruar se do e përshkallëzojnë qëndrimin e tyre me protesta para bashkisë dhe institucioneve vendore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos