“Kamerat e sigurisë përdoren si kërcënim me qëllime për të përfituar”, gazetarja flet për skandalin e videove intime

Nga A2 CNN
9 Shtator 2025, 09:15 | Aktualitet

“Kamerat e sigurisë përdoren si kërcënim me

Pamjet e kamerave private nga e gjithë bota të publikuara së fundmi, kanë ngritur shqetësimin në lidhje me sigurinë e tyre. E ftuar në Dita jonë në A2 CNN gazetarja Aida Topalli theksoi se familje të shumta po i marrin kamerat nga faqe online dhe të pasigurta, në vende ku nuk dihet origjina e tyre, për shkak të kostos së ulët dhe lehtësisë në montim, pa një protokoll sigurie.

“Çdo kamera sigurie që vihet në banesa merret në një kompani të caktuar dhe kjo kompani është përgjegjëse. Në momentin që del një pamje nga këto kamera sigurie vendi i parë ku klienti akt ë drejtë të përplaset duhet të shkojë te kompania. Së fundmi familje të shumta po i marrin në faqe online dhe të pasigurta, në vende ku nuk dihet origjina e tyre, kanë kostot të ulët dhe lehtësisht të montueshme, por kur nuk ka një protokoll sigurie”.

Sipas saj kjo bëhet edhe nga persona dashakeqës me qëllim përfitimi përmes shantazhit.

“Ndodh që mund të ketë dhe ka pasur persona dashakeqë që i bëjnë me synim të qartë dhe i shesin me synim të qartë këto kamera. Nuk ka rëndësi kush është klienti, mund të jetë personazh publik ose i thjeshtë. Këto kamera janë të aksesueshme nga persona që nuk e dimë se çfarë qëllimi kanë. Jemi në një kohë ku për shkak të kësaj pasigurie e masivizimit ka një aksesim në jetën personale të personave publikë dhe jo publikë deri në intimitetin e tyre. Nuk e dimë nëse kemi të bëjmë me shantazh për këtë video, apo nxjerrje në grupe telegrami e whatsapp që janë kthyer në problem serioz, por përfitimet monetare janë një nga kushtet kryesore ose i shantazhojnë me qëllim përfitimi ose dëmtim të figurës”.

Gazetarja tregoi se edhe në Shqipëri ka nisur një hetim pasi ka personazhe që kanë rënë pre e këtyre videove përmes vajzave të caktuar që i ftojnë, i filmojnë dhe i shantazhojnë.

“Vajza të caktuara tërheqin personazhe dhe ka një hetim për këtë. Duke marrë biznesmenë të dorës së dytë, duke i dërguar te vajza të cilat i ftojnë këto personazhe duke i filmuar dhe pastaj duke i shantazhuar”.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos