Rezervimet dy muaj më parë, Voskopoja e prenotuar e gjitha për festat e fundvitit

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
18 Dhjetor 2025, 14:24 | Aktualitet

Fshati turistik i Voskopojës ka marrë pamjen e një fshati të Krishtlindjeve. Hotelet, bujtinat dhe restorantet janë në përgatitjet e fundit, si nga ana organizative ashtu edhe për zbukurimet, pasi pritet të kenë një fluks mjaft të lartë vizitorësh, kryesisht vendas, të cilët kanë prenotuar që dy muaj më parë.

Ky interes kaq i lartë ka bërë që sot Voskopoja, një javë para Krishtlindjes, të jetë plotësisht e rezervuar, madje edhe për festën e ndërrimit të viteve.

Në fakt, një interes i lartë për të kaluar festat e fundvitit vërehet pothuajse në të gjithë juglindjen, ku padyshim Korça me fshatrat e saj turistikë janë ndër më të preferuarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos