Kapriçot e motit, dëbora "pushton" veriun dhe juglindjen e vendit

Nga A2 CNN
7 Prill 2025, 11:14 | Aktualitet

Kapriçot e motit, dëbora "pushton" veriun dhe juglindjen e

Kapriçot e motit kanë krijuar situata jo të zakonta për stinën ku ndodhemi. Veriu dhe juglindja e vendit u përfshinë në orët e pasdites së të dielës nga një mot i ftohtë me erë dhe reshje dëbore në këto zona. Në veri reshjet e dëborës zbritën deri në lartësitë 600 metra mbi nivelin e detit.

Në zonat malore veriore trashësia e dëborës arriti deri në 15 centimetra. Rrugët nacionale nuk patën bllokime, ndërsa vështirësi janë krijuar kryesisht në rrugët rurale dhe ato që të çojnë në pikat turistike të Thethit.

Thuajse e njëjta situatë ka qenë edhe ne juglindje të vendit, ku e gjithë zona u përfshi nge reshje dëbore të shoqëruara me erë të fortë. Në zonat malore të juglindjes trashësia e dëborës arriti deri ne 25 centimetra. Vështirësi në qarkullimin e mjeteve ka patur në orët e mbrëmjes të së dielës në aksin Qafë Thanë - Pogradec.

Problematike si gjithmonë ka qene furnizimi me energji elektrike i fshatrave malore si në juglindje ashtu edhe në veri të vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos