Bora deri në 10 centimetra në juglindja, probleme në qarkullim dhe në furnizimin me energji elektrike

Nga Artin Halili
6 Prill 2025, 21:23 | Aktualitet

Bora deri në 10 centimetra në juglindja, probleme në qarkullim

Reshjet e dëborës kanë përfshirë të gjithë juglindjen e vendit, madje në zonat malore trashësia ka shkuar nga 5-10 cm.

Mjetet borëpastruese janë në terren për të mbajtura të hapura të gjitha akset nacionale përfshi ato Qafë Thanë - Kapshticë, Zemblak - Gorice si dhe rrugët nacionale të fshatrave turistike të Dardhës e Voskopojës.

Me probleme paraqiten akset rrugore të fshatrave të zonave malore kryesisht në fshatrat e njësive administrative Lekas, Vithkuq në Bashkinë e Korçës, fshatrat e Devollit të Sipërm, Dardhas, Trebinjë, Velcan e Proptisht në Bashkinë e Pogradecit si dhe fshatrat e njësisë administrative Çlirim të bashkisë Kolonjë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se për shkak të reshjeve të dëborës, shoqëruar me erë të fortë, ka probleme për sa i përket furnizimit me energji elektrike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos