Turoperatorët dhe administratorët e hoteleve në Vlorë kanë nisur tashmë të krijojnë një ide mbi sezonin e ardhshëm, duke projektuar në një farë mënyre edhe fluksin e turistëve të huaj. Dhe kjo, natyrisht, në bazë të prenotimeve që kanë mbërritur në adresë të hoteleve përgjatë bregdetit të Vlorës.
Një panoramë të asaj që pritet, jo vetëm sa i përket numrit, por edhe shtrirjes gjeografike botërore të turistëve, na e jep një prej administratorëve të hoteleve në Vlorë, shkruan A2 CNN.
Sipas tij, në Vlorë ka një pjesë të konsiderueshme turistësh që vijnë edhe pa prenotim, të joshur nga natyra dhe kurioziteti.
Përveç prenotimeve në hotele, një pjesë e konsiderueshme e rezervimeve nga turistët e huaj janë bërë edhe në platformat e apartamenteve me qira, si Booking, etj. (A2 Televizion)