Këlliçi del nga SPAK: Jam pyetur për gjithçka, do të ruaj sekretin hetimor

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2024, 16:18 | Aktualitet

Pas gati dy orë qëndrimi në SPAK, Belind Këlliçi nuk dha shumë detaje për mediat, por tha se është pyetur për gjithçka dhe i është kërkuar të ruajë sekretin hetimor. Këlliçi tha se do të ketë një reagim zyrtar, sapo të njihet me informacionet.

“Jam pyetur për gjithçka duke qenë se më është kërkuar të ruaj sekretin hetimor e kam të limituar të flas. Prisni informacionin e Prokurorisë së Posaçme. Do të kem reagim zyrtar në momentin që do të shoh materialet dhe informacion zyrtar nga SPAK”.

Këlliçi theksoi se është e pamundur që një titullar institucioni të mos dijë që stafi i tij i ngushtë elektoral e administrativ ka vjedhur mijëra euro dhe ky nuk di gjë.

“Në raport me titullarin ka qenë një vendim që ka kërkuar të hetohet roli i titullarit kontraktor. Për të qenë korrekt dhe etik dhe në zbatim të ligjit më jepni kohë të lexoj informacionet zyrtare dhe do të flas. Është e pamundur që një tiutllar institucioni të mos dijë që stafi i tij i ngushtë elektoral e administrativ ka vjedhur mijëra euro dhe ky nuk di gjë. Është lajm i keq sa herë që dikush shkon në burg, por kushdo që ka shkelur ligjin do të mbajë përgjegjësi para ligjit, por jo të përdoren mish për top. Nëse i shkohet inceneratorit të Tiranës deri në fund nuk është pronari Erion Veliaj, por Edi Rama. Nuk muns të shkojnë në burg drejtorë të dalë në pension apo zyrtarë të rëndomtë për vjedhjet e Veliajt dhe Ramës. E njëjta gjë edhe te 5D, nuk mund të mbash na burg drejtorët që kanë ekzekutuar skemën e imponuar nga Veliaj. I çoj materialet në SPAK dhe shpresoj të bëhet drejtësi".

Para Këlliçit në SPAK ka qëndruar për mbi 5 orë edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos