Nis “Goditja e Neptunit”, Shqipëria merr pjesë në stërvitjen e NATO-s në Adriatik

Nga A2 CNN
29 Prill 2024, 21:59 | Aktualitet

Nis “Goditja e Neptunit”, Shqipëria merr pjesë në

NATO nisi të premten një stërvitje të madhe për të testuar dhe koordinuar aftësitë e goditjes detare të nivelit të lartë. Aleanca mori kontrollin operacional të aeroplanmbajtësve të shumta dhe grupeve të sulmit në mbështetje të parandalimit dhe mbrojtjes së shteteve anëtare.

Nis “Goditja e Neptunit”, Shqipëria merr pjesë në

Gjatë kësaj stërvitjeje, të quajtur Goditja e Neptunit, marrin pjesë 3 aeroplanmbajtëse, ajo italiane “Cavour”, ajo franceze “Charles De Gaulle” dhe ajo spanjolle “Juan Carlos I”, si dhe 4600 ushtarë nga 15 vende. Përveç Shqipërisë, marrin pjesë trupa nga Bullgaria, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Norvegjia, Holanda, Polonia, Rumania, Spanja, Turqia, Suedia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Kjo është hera e parë që Suedia merr pjesë në një stërvitje të tillë, që prej anëtarësimit në Aleancë. Ndërsa Turqia është përfshirë në këtë stërvitje me forcat sulmuese, përfshi edhe ato amfibe.

Objektivi kryesor i kësaj stërvitjeje është patrullimi dhe demonstrimi i forcës goditëse në ujërat e Adriatikut dhe Mesdheut, por një pjesë e stërvitjes do të shtrihet edhe në Baltik, Poloni dhe Rumani.

Nis “Goditja e Neptunit”, Shqipëria merr pjesë në

Gjatë ditëve të para u demonstruan kapacitetet operative për zhvendosjen e trupave në zonat e nxehta dhe të ruajë rrugët ndërkombëtare detare.

Stërvitja nisi më 26 prill dhe do të përfundojë më 10 maj 2024, duke treguar edhe një herë se Aleanca është në gjendje të përballojë çdo rrezik nga çdo drejtim, më shpejt dhe me më tepër forcë se kurrë më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos