Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Marlind Laçi duke folur në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN tha që Shqipëria nuk rrezikon në raport me konfliktin e nisur mes SHBA-ve dhe Izraelit nga njëra anë, dhe Iranit nga ana tjetër.
I pyetur a e shikon Shqipërinë të përfshirë dhe të rrezikuar në këtë situatë, Laçi tha: “Shqipëria është një vend i vogël dhe nuk përbën ndryshim ekuilibrash. Patjetër që Shqipëria ka një orientim pro perëndimor dhe në këtë formë do shprehet, por nga ana tjetër duhet të kuptojmë edhe realitetin në terren dhe për këtë janë edhe analistët që merren me çështjet e marrëdhënieve ndërkombëtare”.
I pyetur mbi spekulimet se kanë kaluar mbi qiellin shqiptar një sërë raketash, eksperti u shpreh: “Jo, nuk ka shans. Nuk mund të ndodhë”. Duke komentuar qëndrimet e Europës në raport me këtë konflikt, ai tha: “Europa është as mish, as peshk. Nuk ka kapacitete ushtarake për t’u bërë faktor në terren, mban qëndrime të vakëta në raport me konfliktin”. (A2 Televizion)