
Ish-deputeti Lefter Maliqi ka reaguar pas largimit të Ilir Proda nga drejtimi i Policisë së Shtetit duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se e shiti kreun e Policisë së Shtetit, sipas tij, sikurse ka vepruar me çdo bashkëpunëtor për të mbajtur pushtetin. Në një reagim në rrjetet sociale, Maliqi shprehet se Proda është “kokë turku” i radhës, ndërsa i bëri apel policisë të mos pranojë urdhra politikë nga Rama.
“E përdori, e flaku! Ilir Proda ‘Kokë Turku’ i radhës! Rama shet Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas keqpërdorimit, siç ka shitur çdo bashkëpunëtor tjetër. “Policia e Shtetit” mos të pranojë të marrë më ‘urdhra politik’, se Rama shet çdo njeri, vetëm për të mbajtur karrigen e tij me 1 kembëz, e cila po bie”, shprehet Maliqi.
Ai theksoi se opozita synon krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira.
“Edhe pak durim! Eshtë radha jonë! Radha e popullit guximtar, e “Qeverisë Teknike dhe “Zgjedhjeve të Lira”! Braktiseni Ramaduron! Ai i përket së shkuarës, Regjimit, Etërve të Diktaturës. Ne do fitojmë!”. (A2 Televizion)