Shqipëria është përzgjedhur nga Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit, për partneritet për Reformimin e Shtetit Kandidat. Sipas njoftimit të ambasadës Amerikane në Tiranë, thuhet se Korporata dhe qeveria shqiptare do të punojnë në bashkëpunim me organizatat dhe komunitetet lokale për të identifikuar kufizime të qenësishme që pengojnë rritjen ekonomike në Shqipëri. Kjo analizë bashkëpunuese, e drejtuar nga të dhëna, do të ofrojë informacion për hartimin e një programi.
Gjithashtu në njoftim thuhet se Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit do të monitorojë plotësimin e kritereve të Kualifikueshmërisë që vendi ynë më pas të ketë mundës të marrë financime . rol pozitiv për vendin tonë për këtë bashkëpunim e ka luajtur faktori i drejtësisë me luftën ndaj korrupsionit dhe sundimin e ligjit.
Vendet në mbarë botën përdorin skedën e rezultateve të kësaj Korporate si një udhërrëfyes për politikat dhe reformat institucionale, për t’u kualifikuar për financim dhe për të identifikuar se ku nevojiten përmirësime për të nxitur rritjen ekonomike. (A2 Televizion)