Miu i arave po bën kërdinë në Maliq

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
8 Janar 2025, 11:28 | Aktualitet

Sikur të mos mjaftojnë dëmet që u shkakton për çdo vit natyra, fermerët e Maliqit tani po dëmtohen edhe nga miu i arave.

Dëmtimet më të mëdha në këtë periudhë janë te parcelat me drufrutorë dhe jonxhe, pasi minjtë dëmtojnë plotësisht rrënjët e bimëve si dhe kulturave të tjera. Fermerët shprehen se situata është serioze dhe se janë të pafuqishëm që ta luftojnë në mënyra individuale, shkruan A2 CNN.

Situata problematike pranohet edhe nga specialistët e bujqësisë pranë Bashkisë së Maliqit, të cilët shprehen se kanë lajmëruar edhe Ministrinë e Bujqësisë.

Aurel Zenullari, specialist bujqësie, Bashkia Maliq: Fusha e Maliqit ka në përbërje të saj 13.600 hektarë tokë bujqësore, ku një sipërfaqe e konsiderueshme është e mbjellë me drufrutore dhe jonxhe që po dëmtohen nga miu i arave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos