Kryebashkiaku i Gjirokastrës: Qyteti iu kthye normalitetit brenda 24 orësh, problem kemi vetëm në Lunxhëri

Nga A2 CNN
10 Janar 2026, 22:42 | Aktualitet

Flamur Golemi, kryebashkiaku i Gjirokastrës, në një lidhje direkte me studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN, tregoi situatën nga moti i keq në Gjirokastër.

“Përroi është pastruar rregullisht, por ka shpërthyer uji dhe inertet. Nga ora 6 deri në 10 ka pasur një mot i paimagjinueshëm sepse dolën lumenjtë nga shtrati. Ka shtëpi në një zonë që nuk duhej të ishin ndërtuar. Është ndërtuar në anë të përroit. Ne kemi reaguar në kohë. Erdhi një ortek i madh zhavorri, ishte si ortek dhe kjo nuk është normale. Nuk është përmbytur Gjirokastra, nuk është përmbytur pjesa e sipërme. Por, ka ndodhur një invadim në pjesën fundore”, tha Golemi.

“I mirëkuptoj të dëmtuarit dhe ata kanë qenë më bashkëpunuesit. Gjirokastra i ka gjithmonë problem rrëshkitjet e dheut kur ka reshje. Gjirokastra iu kthye normalitetit brenda 24 orësh. Të vetmet problematika që kemi janë njësitë administrative ku po punojmë, veçanërisht në Lunxhëri ku ka një rrëshkitje goxha të theksuar”, shtoi kryebashkiaku i Gjirokastrës.

Sipas tij, “fatmirësisht nuk ka pasur probleme me banesat dhe nuk ka pasur evakuime, por vetëm invadim nga inertet”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos