Kjo situatë shoqëron prej katër ditësh banorët në fushën e Tërbufit. Një prej banorëve zhytet në ujë për të shpëtuar dhe kontrolluar bagëtitë.
Prej katër ditësh, ai është i bllokuar së bashku tufën e të imtave, ndërsa thotë se disa krerë tashmë kanë ngordhur nga i ftohti dhe mungesa e ushqimit.
Në territorin e Bashkisë Divjakë janë përmbytur 700 hektarë, ndërsa në Lushnje 500 të tjerë. Në shumë pika, niveli i ujit arrin deri në një metër thellësi.
Edhe pse këtë të shtunë reshjet kanë pushuar, situata mbetet e rënduar. Kanali kullues i Tërbufit është i bllokuar dhe uji nuk qarkullon, duke u derdhur masivisht nëpër fusha.
Specialistët e Bordit të Kullimit shprehen se hidrovorët po punojnë pandërprerë, por sasia e ujit është aq e madhe sa do të duhen të paktën 96 orë që tokat të çlirohen plotësisht duke lënë fermerët në betëjë më ujin që i ka përmbytur. (A2 Televizion)