Pas rastit tragjik në Vlorë, ku një fëmijë 4-vjeçar humbi jetën pasi kishte konsumuar mjaltë, mjeku pediatër Edi Tushë ka dhënë sqarime dhe këshilla në emisionin Dita Jonë në A2 CNN, duke theksuar se raste të tilla janë shumë të rralla, por kërkojnë vëmendje të shtuar. Sipas tij, mjalti është një produkt që rrit nivelin e sheqerit në gjak dhe, nëse kombinohet me shurupe të tjera apo substanca që gjithashtu rrisin gliceminë, mund të krijojë situata problematike.
“Janë raste janë shumë të rralla që të ndodhin. Natyrisht në një moshë mosha e tij që është katër vjeç. Po gjithsesi mjalti është një produkt i cili rrit shqernat në gjak. Natyrisht në qoftë se ato kombinohen edhe me shurupë të tjerë ose me lëndë të tjera të cilat rrisin sheqerin mund të shkaktojnë situata të caktuara vërtetë shumë të rralla, por që mund të japin probleme dhe të kësaj natyre”.
Sipas tij, kjo nuk do të thotë se mjalti duhet ndaluar, por se duhet përdorur me shumë kujdes dhe në sasi të kufizuara. Mjeku paralajmëron se teprimi me sheqerna, përfshirë mjaltin, sidomos gjatë temperaturës dhe kur përdoret edhe kortizoni, mund të çojë në rritje të sheqerit në gjak.
“Njeriu ka nevojë për energjinë, në qoftë se ato teprohen dhe merren nga shumë burime, detyrimisht situata nuk është aq e volitshme, domethënë mund të shkaktojë atë që quhet hiperglisemi, jo të shkojë në ekstrem, domethënë raste ekstreme, por njerëz të caktuar që kanë një ndjeshmëri të caktuar, që kanë situata shëndetësore të caktuara, mundet të ndodhë një fatalitet edhe nga edhe nga mjalti, por që kjo nuk do të thotë që s'duhet të dhënë mjaltë për shembull. Duhet të tregohemi të kujdesshëm me sasitë që merren. Të kujdesshëm me sasitë që duhet marrë. Po zakonisht një lugë kafe, maksimumi dy lugë kafe, maksimumi 10 gr mjaltë janë të mjaftueshme për këtë gjë, por gjithmonë duhet patur parasysh që të jepen lëngje me shumicë. Për shembull, në rastet kur ti përdor edhe kortizon për të ulur temperaturën e lartë, që është gjë që në praktikë ne aplikojmë, sepse është mjet shumë efikas për ta ndihmuar qoftë fëmijën, qoftë dhe të rritur në raste të tilla. Në raste të tilla vetë kortizoni që ne japim e shton sasinë e sheqerit në organizmin e një fëmije”, tha mjeku Tushe në Dita Jonë në A2 CNN.
Mjeku shpjegon gjithashtu se aktualisht po qarkullojnë tre viruse të influencës së grupit A, njëri prej tyre më i zgjatur dhe më i vështirë, të cilët shoqërohen me temperatura shumë të larta që mund të zgjasin disa ditë ose të shfaqen me ndërprerje.
“Karakteristik e virusit aktual që është influencë duhet të thënë që janë tre lloje të tilla në qarkullim. Janë të tre të grupit A, njëri prej të cilëve quhet K dhe është më i gjatë edhe më i vështirë. Karakteristika e këtyre viruseve është temperatura shumë e lartë. Në ndonjë rast temperaturat vazhdojnë edhe mbi pesë shtatë ditë, ose shfaqen me disa pushime pak ditore një dy ditë dhe rifillon përsëri. Në të tilla raste gjithmonë duhet menduar dhe vlerësuar situata qoftë dhe nga prindi e para e punës që duhet thënë është që ne shpeshherë e shohim si armikun tonë temperaturën, mirëpo temperaturat të cilat janë të duruar nga ana e fëmijës në kuptimin që ai pak a shumë nuk e ndryshon sjelljen, në raste të tilla është më mirë ta shmangësh përdorimin e antipirotikëve edhe për një arsye tjetër sepse me ngritjen e temperaturës aktivizohen disa lëndë që ne i quajmë citokina të cilët janë si vrasëse të mikrobeve. Në momentin që ne përdorim nga frika nga fobia që kemi për temperaturën e lartë barna edhe atëherë kur barna që ulin temperaturën dhe atëherë kur është e mundshme që të pritet, këto citokina të bien sepse vetë barnat që përdorin për uljen e temperaturës janë antagonistë të këtyre vrasësve natyralë të mikrobeve. Ne konsiderojmë temperaturë të dëshiruar temperaturë nga 38 deri në 39.5 pesë, por kjo varet gjithmonë nga mënyra se si reagon fëmija. Në qoftë se një fëmijë nuk ndryshon sjelljen, pikërisht në këtë rast nuk pse i jep. Në qoftë se fëmija fillon e ndjen temperaturën, atëherë duhet të dhënë ilaçi, Përgjumet, nuk di se çfarë kërkon. Një nga gjërat një nga gjërat që duhet”.
Një tjetër element shumë i rëndësishëm është hidratimi. Fëmijëve me temperaturë duhet t’u jepen shumë lëngje, pasi mungesa e tyre e përkeqëson gjendjen.
“E dyta është gjithmonë duhet ofruar shumë ujë po në mënyrë të veçantë në situata të tilla. Pse? Sepse duhet të jetë ajo që e dëmton fëmijën në këtë rast ose që e bën si me thënë temperaturën ta plogështojë më shumë është pikërisht mungesa e lëngjeve. Vetvetiu në temperaturë lëngjet fillojnë pakësohen. Nga ana tjetër në temperaturë kërkohen lëngje sepse uji është ambienti në të cilët temperatura mund të stabilizohet”. (A2 Televizion)