Rrëshqitje dherash në aksin Qukës-Qafë Plloçë, pas bllokimit rihapet qarkullimi

Nga Artin Halili
8 Shkurt 2026, 10:14 | Aktualitet

Rrëshqitje dherash në aksin Qukës-Qafë Plloçë,

Aksi rrugor Qukës–Qafë Plloçë ka shfaqur përsëri problematika rreth orës 02:00 të mëngjesit të ditës së sotme, si pasojë e rrëshqitjes së dherave dhe rënies së masiveve të gurëve në trupin e rrugës, raporton A2CNN.

Rrëshqitja e dherave si fillim ka bllokuar të dyja senset e lëvizjes, puna e bërë gjatë natës ka bërë mundur hapjen e njërës prej karrexhatës të rrugës dhe qarkullimi vijon të jetë aktiv.

Nga ana strukturave përkatëse vijon puna për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit, ndërkohë që situata po monitorohet për shkak të rrezikut nga rrëshqitje të tjera.

Policia rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos gjatë orëve të natës dhe në kushte të pafavorshme atmosferike.

I gjithë kilometri i parë i lotit të tretë është një zonë me tokë të pa qëndrueshme dhe nga verifikimet e bëra në pjesë e sipërme të kodrave mbi skarpata janë vërejtur çarje të tokës dhe lëvizje të saj, çfarë nënkupton se reshjet e shirave në të ardhmen pritet të shkaktojnë sërish problematika dhe rrëshqitje masivesh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos