Sërish rrëshqitje dherash në Currila të Durrësit, bllokohet aksi që të çon drejt Kallmit

Nga Elitjona Doko
8 Shkurt 2026, 11:06 | Aktualitet

Sërish rrëshqitje dherash në Currila të Durrësit,

Janë rikthyer sërish rrëshqitjet e dherave në zonën e Kodrës së Currilave në Durrës, raporton A2CNN.

Si rezultat i reshjeve që kane vijuar përgjatë gjithë natës, mëngjesin e sotëm është bllokuar aksi që të çon drejt Kallmit, ndërsa ndërmarrjet e bashkisë po bëjnë të mundur pastrimin.

Fenomeni i erozionit është rikthyer frikshëm në këtë zonë, që vazhdimisht regjistron rrëshqitje dherash dhe bllokim të lëvizjes. Sasia e konsiderueshme e dherave që ka rënë në asfalt shtrihet përgjatë ngjitjes së malores mbi Ferrarën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos