“Ndaloni mjaltin në temperature të lartë dhe moshë të vogël”, nutricionistja: Ja çfarë ndodh

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2026, 08:23 | Aktualitet

Mjalti nuk rekomandohet në temperaturë të lartë dhe në moshë të vogël. Kështu u shpreh nutricionistja Adelajda Gjonaj në Dita Jonë në A2 CNN, duke folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Vlorë, ku një 4-vjeçar humbi jetën pasi kishte konsumuar mjaltë. Në Dita Jonë në A2 CNN nutricionistja theksoi se mjalti është një ushqim me vlera të larta ushqyese për metabolizmin, por përdorimi i tij duhet të jetë i kujdesshëm veçanërisht te fëmijët dhe personat me alergji.

“Në temperatura të larta zakonisht mjalti nuk rekomandohet në doza të larta. Do të thotë që përtej të gjitha vlerave ushqimoreve që na jep, duke qenë që ka është diku tek mbi 75% karbohidrat e të gjitha llojeve të sheqernave që ne marrim nga mjalti marrim shumë benefite, por zakonisht në temperatura të lartë sidomos në fëmijë nuk rekomandojmë mjaltë. Do të thotë që deri një vjeç, një vjeç e pak mjalti nuk përdoret asnjëherë se mund të japënjë bllokim të të rrugëve të sipërme dhe më tej përdoret në doza të vogla. Do të thotë që mjalti në mosha të vogla nuk e rekomandojmë më shumë se një lugë kafe, por dhe ai përzien atë çajin e vakët. Kështu që simptoma me simptoma, në një kohë virozash çdo gjë duhet të merret, por duhet të merret me masë. Nuk mund të kalojmë më tepër dozën e përdorimit të mjaltit, sidomos në fëmijë”, u shpreh ajo në Dita Jonë në a2 CNN.

Sipas saj tek individë të caktuar mjalti mund të shkaktojë reaksione alergjike, sidomos te ata që janë alergjikë ndaj polenit apo selenit. Ajo thekson se reaksionet nga mjalti mund të shfaqen shumë shpejt, brenda 5–6 minutash, dhe përfshijnë simptoma si marramendje, fryrje të buzëve, fytit apo bajameve, të përziera, dhimbje barku, dhimbje koke dhe nauze. Në raste të rënda, këto reaksione mund të jenë edhe të rrezikshme.

“Së pari dua të filloj nga anët pozitive që ka që ka mjalti. Mjalti është një komponent ushqimor, është një produkt që ka vlera shumë të madhe në metabolizmin tonë, por në të njëjtën kohë është nga ato komponentë që nuk skadon, mjalti nuk skadon. Por çfarë ndodh? Në individ të caktuar mund të japë alergji. Personat që kanë probleme me polenin, që kanë një alergji, një reaksion nga poleni, poleni i luleve, ata që kanë dhe alergji nga seleni, se ka shumë individë që mund të kenë dhe një alergjik nga seleni, absolutisht dhe mjalti jep reaksione. Por që mjalti jep reaksion, jep reaksion. Mund të japë marrje mendsh, mund të japi fryrje të buzëve, mund të japi një e dem një fryrje të pjesës së fytit, të pjesës së bajameve. Në të njëjtën kohë mund t'i japë nause, mund të japë të përziera dhimbje barku, marrje mend, dhimbje koke, por çdo individ që ka reaksion nga mjalti e kupton menjëherë. Brenda pesë gjashtë minutave arrin të kuptojë që ka një problem nga mjalti”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos