Kundër pr.ligjit për barazinë gjinore, protestuesit rikthehen sërish pasdite para Kuvendit

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2025, 12:27 | Aktualitet

Kundër pr.ligjit për barazinë gjinore, protestuesit rikthehen

Për 90 minuta qytetarë dhe përfaqësues të komuniteteve fetare, protestuan para Kuvendit për të kundërshtuar projektligjin për barazinë gjinore, që sipas organizatorit Akil Pano, ky ligj është kriminal dhe kundër familjes.

Me pankarta në duar pro familjes si; “Martesa burrë grua”, “Ka vetëm dy gjini, mashkull femër” , “Nëna është grua”, qytetarët shprehën kundërshtinë ndaj këtij projektligji, që sipas tyre cenon familjen tradicionale shqiptare.

Shumë qytetarë merrnin pjesë në këtë protestë me fëmijët në krah.

Sipas protestuesve shqetësues është fakti i orientimit i fëmijëve drejt përzgjedhjes seksuale, pasi ata theksojnë disa nene të tij për ideologjizimin e fëmijëve, duke ndryshuar dhe transformuar kurrikulat shkollore.

Protestuesit do të rikthehen sërish para parlamentit rreth orës 19:30, kur parashikohet që projektligji të kalohet për votim në seancë.

Ata kërkojnë që projektligji të kalojë edhe njëherë për konsultim publik dhe të rishikohet çështja e përcaktimit gjinor. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos